Do e lërë punën e mjekes dhe do i përkushtohet vetëm Politikës? Najada Çomo sapo zbuloi planet që ka –

Doktoreshë Najada Çomo në një intervistë të dhënë nga spitali Infektiv ka zbuluar se ndonëse do të jetë deputete e PS, ajo do vijojë të ushtrojë profesionin e saj të doktoreshës derisa pacienti i fundit të lërë spitalin.

 “Unë u vlerësova nga kryeministri i vendit zoti Rama dhe kryetar i Partisë Socialiste, për të qenë kandidate për parlamentin e ardhshëm. Sikurse e kam thënë edhe në intervista të tjera, e quajta vlerësim, e quajta surprizë, por në fund të fundit të përfaqësosh punën e gjithkujt që ka derdhur mundin, vite të tëra jete tashmë për pjesën e covid, është një nder dhe respekt dhe unë e quaj shenjë mrënjohjeje dhe shenjë detyrimi për t’i përfaqësuar sa më denjësisht. Për sa i takon pyetjes së dytë që, a do të jem unë në spital, sigurisht që do të jem. Kjo është pyetja që unë i jam përgjigjur rregullisht, derisa të fitohet beteja me pacientin e fundit.

Atëherë, sikurse e diskutuam edhe pak më parë në pjesën që folëm bashkë, një mesazh kam për popullatën që vërtet është pakësuar numri i pacientëve që vijnë në spitalin covid, vërtet është pakësuar numri i personave të infektuar nga Sars-Cov-2, por përderisa ka pacientë të rënduar në spital, përderisa ka persona të infektuar, asnjëherë nuk duhet ulur vëmendja pavarësisht se masat janë relaksuar, që të rrimë 100% të qetë se ky proces ka mbaruar. Po mbaron, procesi i vaksinimit po ecën në mënyrë të përkryer. Duhet vazhduar dhe çuar sa më përpara si proces vaksinimi dhe vëmendja e njerëzve të jetë natyrisht me masat e dhëna natyrisht nga Instituti i Shëndetit Publik.”, tha doktoreshë Najada.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *