“Do i shërbejmë vetë”, mjeku kërkon të nxjerrë të afërmin nga Infektivi pasi

0
358





Një qytetar me profesion mjek është shprehur i zhgënjyer në lidhje me shërbimin në spitalin Infektiv.

Ai në një deklaratë për media është shprehur se dje e ka sjellë të afërmin e prekur me Covid dhe e ka shtruar në spital, ndërsa sot kërkon që ta nxjerrë pasi nuk është i kënaqur nga shërbimi që i bëjnë.

Ai thotë se ka bërë procedurat dhe do ta nxjerrë me oksigjen nga spitali.

“Shkova për tu interesuar është mirë apo nuk është mirë. Ajo thoshte jo ti mos më bëj telefon, jo mos më thuaj. Si mos të pyes për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në 11:00 nga Kashari. Duam ta largojmë ti shërbejmë vetë. Unë jam mjek vetë. Po bëjnë procedurat por po ma zvarrisin. Unë nuk dua të humbas minutat, i sëmuri kohën do të fitojë se pastaj është e vështirë për ta ndihmuar. Do ta lëvizim me oksigjen,” tha ai.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here