Prej më shumë se një muaji, Shqipëria ka pasur vetëm rënie të shifrave nga Covid-19. Çdo ditë Ministria e Shëndetësisë raporton se rastet e reja janë shumë të ulta, ndaj dhe qytetarët presim që masat e Komitetit Teknik të ndryshojnë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë.

”Të gjithë do e donim një lehtësim të masave, megjithatë duhet t’i gëzohemi faktit që Shqipëria ka qenë me masa të moderuara dhe pandemia ka ecur në nivele të ulëta siç jemi aktualisht.

Në fund të majit shpresojmë të lehtësim të masave në orar apo edhe për bizneset.

Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime”, tha Tomini për ”Report Tv”.

Nga ana tjetër, Tomini tha se doza e dytë e vaksinës do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes për të vendosur se kur dhe ku duhet të shkojnë për bërjen e saj.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here