“Do lyhemi me benzinë bashkë me fëmijët”. Situatë e agravuar, përplasje të forta, familja kërcënon me jetë pas asaj që po i bëjnë: Ne na kanë…

Pronarët e tokës në zonën e Zall Herrit në Tiranë janë përplasur me punëtorët që po kryenin punimet për të hapur themelet për lagjen e re që do të ndërtohet për ata që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti.

Anëtarët e familjen Lame, pronarë të kësaj sipërfaqe toke prej 28 mijë metrash katrorë deklarojnë para mediave senuk janë njoftuar fare në rrugë zyrtare për projektin, dhe se kanë ardhur në mënyrë flagrante për t’iu marrë pronën e tyre që e kanë të trashëguar nga gjyshi i cili nuk jeton më.

‘Punëtorët që kishin ardhur këtu nuk kishin asnjë lloj dokumenti për të nisur punimet.

“Ne bazohemi vetëm te ajo që është publikuar në mënyrë zyrtare, nuk na ka ardhur asnjë informacion në rrugë zyrtare, tani është në proces shpronësimi, e kemi marrë vesh nga kërkimet që kemi bërë vetë. Nuk na ka njoftuar askush. Përveç pjesës së pallateve do marrin edhe tokën për tia dhënë të tjerëve.

Ne dimë që në Shqipëri ka ligj, akoma nuk e dimë as shifrën që do të shpronësohemi, me gojëdhëna na kanë thënë që 1200 lekë të vjetra metri. Ne nuk na kanë thënë asgjë“, shprehen përfaqësuesit e familjes Lame.

“Do lyhem me benzinë bashkë me fëmijët e mi, dhe do të digjem këtu. Ne jemi palestinezë sjemi shqiptarë sipas shtetit. Na bëjnë lloj lloj provokimesh”, shprehet një tjetër prej anëtarëve të familjes Lame.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *