Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka dalë pak më parë me një status në rrjetin social Facebook ku thekson se nuk do të marrë më pjesë në panelet ku ka pjesëmarrje përfaqësues partiake sepse nuk maksimizon dot kontributet pozitive në thelbin dhe formën e tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

sot po ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm për kontributet e mia në vijim si qytetar, publike dhe akademike.

Bazuar në faktin se :

(i) agresiviteti politik po tenton te rritet,

(ii) pjesëmarrja në emisione televizive përballë politikanëve, qeveritarë apo deputetë prodhon më shumë zhurmë se dobishmëri publike,

(iii)  sfidat e vendit tonë do të janë më të vështira dhe jo  më të lehta,

(iv)  prej vitit 2013 nuk bëjë pjesë në asnjë parti politike por mbetem përherë  mirënjohjes i përhershme dhe pa asnjë kushtëzuar ndaj qytetarëve te vendit tim dhe ndaj socialisteve te thjeshte dhe fisnik,

(v) pas një periudhe intensive bashkëpunimi si konsulent pranë PAA në promovimin e ekonomisë se gjelbër, mirënjohës për bashkëpunimit produktiv  me koleget e mrekullueshëm të PAA-se për rikthimin pas 12 vite të PAA në parlament,

por mbi të gjitha për të mos cenuar sado pak angazhimin vetëm pozitiv në çdo moment të sfidave të vështira të vendit tim, shpresoj ne mirëkuptimin  tuaj për sa më poshtë :

Jam i gatshëm të bashkëpunojnë në çdo kohë me çdo mediave vizave dhe të shkruar, e nivelit lokal dhe kombëtare me analiza thellësisht profesionale për : (i)  integrimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimorë ; (ii)  për rritjen e barazisë së mundësive për të gjithë shqiptarët si rruga më e mirë për reduktimin e kostove sociale dhe politike; për politikat monetare, politikat fiskale në kohë normale dhe në kohë të krizave më të shpeshta, më të renda në aspektin social dhe më të kushtueshme me kostot direkt dhe indirekt jo vetëm financiare dhe (iii) mirëqeverisjen e vendit tone në nivel lokal dhe kombëtare.
Do vazhdoj përkushtimin dhe angazhimin publik për : (a) promovimin e barazisë gjinore; (b) ekonomisë së gjelbër dhe (c) ekonomisë së dijes.

III. Nuk do te marr pjesë në panele ku ka pjesëmarrje përfaqësues partiake sepse nuk maksimizoj dot kontributet pozitive në thelbin dhe formën e tyre,

Kam bindjen e thellë qytetare dhe profesionale se kështu mund të kontribuoj pozitivisht dhe me mire për  opinion publik dhe taksapaguesit e vendit tim.

Mirënjohje

Arbeni


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here