Punimet e paligjshme të një biznesi në Vlorë kanë shkaktuar shembjen e një pjese të rrugës që të çon në Radhimë.

Ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku tha se rrëshkitja e rrugës është shkatuar nga ndërtimet ilegale të disa bizneseve poshtë rrugës, të kryera disa muaj më parë, që kanë gërmuar shpatin duke tentuar të ndërtojnë një parking.

Autoritetet kanë nisur tashmë riparimin e rrugës, ndërsa personat përgjegjës për dëmin janë kallëzuar në prokurori.

“Kjo është një situatë e pazakontë, për shkak të shirave por edhe për shkak të paligjshmërisë nga pronarët e bizneseve këtu është shkatuar kjo situatë. Duhen marrë masat e menjëhershme që kjo gjë të mos përsëritet”, tha ministrja Balluku.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here