“Do të përdh*nojmë nënën dhe motrën. Do të vrasim qenin”, grupi i shqiptarëve kërcënuan trafikantin e kokainës, por del çdo gjë nga kontrolli





Mund të ngjajë paksa e cuditshme për një grup shqiptarësh që merrej me trafikim kokaine kanë arritur deri në atë pikë se e kanë kërcënuar se do i vrasin qenin e shtëpisë një shpërndarësi droge që kishte marrë lëndë narkotike te ta dhe nuk i kishte paguar paratë.

“Nëse nuk paguan paratë për drogën e blerë, ke probleme në Tortona”. Kur një 32-vjeçar, i cili nuk po paguante lidhur me kokainën e blerë, grupi i shqiptarëve fillimisht e kërcënuan, pastaj e sulmuan fizikisht, pastaj me një armë në fytyrë e kërcënuan se do t’i përdhunonin nënën dhe motrat, madje do t’i vrisnin edhe qenin nëse nuk u jepte paratë.

Por italiani i denoncoi duke çuar në pranga tre shqiptarë: P.V., 41 vjeç; A.T., 35 vjeç dhe L.N., 29 vjeç. Italiani kishte nisur të blinte kokainë tek shqiptarët që në muajin prill, por nuk po paguante, gjërat u bënë serioze për të.

Shqiptarët e merrnin vazhdimisht në telefon duke i kërkuar shumën e parave që i kishte borxh. Megjithatë përfunduan në prangat e Policisë. Pas arrestimit, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjetën 65 gram kokainë dhe mijëra euro para cash, që dyshohet se vinin nga shitja e lëndës narkotike.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *