“Do të të djeg shpirtin”- Atdheu përplaset me Blerimin, kërcërime të rënda mes dy ish-konkurrentëve të Për’puthen





Një përplasje e ashpër virtuale ka përfshirë së fundmi dy ish-konkurrentët e Për’puthen, Atdheun dhe Blerimin. Ata kanë patur raporte të luhatura që gjatë programit e duket se gjërat mes tyre nuk janë qetësuar as pas përfundimit të tij. Rikujtojmë se tensioni mes tyre lindi pas rikthimit të Atdheut në emision. Kjo pasi ky i fundit kur i rikthye u shfaq shumë i afërt me Antonelën e cila asokohe dilte me Blerimin. Afrimiteti mes tyre revoltoi dhe zhgënjeu keq Blerimin i cili pati debate të forta me të dy.

Më herë, Blerimi e ka quajtur jo stabil Atdheun. E si për të marrë hak së fundmi ai ka djegur foton live në emision. Ai duhej të përgjigjej për çdo konkurrent foton e të cilit ka patur në dorë. Por, Atdheu i la të gjithë pa fjalë kur i vendosi flakën fotos së Blerimit.

Kjo ka revoltuar shumë Blerimin i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale ku edhe e ka kërcënuar Atdheun.

“Ti më djeg foton unë do të të djeg shpirtin”, ka thënë Blerimi mes tjerash duke shtuar se Atdheu prej kohësh ka tentuar ta “djeg” në mënyra të ndryshme edhe gjatë programit. “Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”- mbyll ai.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *