Do vazhdojmë partneritet të ngushtë me Ramën, respektoni rezultatin – Korrieri.net


Zëdhënësi i Depertamentit Amerikan të Shtetit, Ted Price, përmes një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura në Shqipëri. Price shprehet se DASH shpreson në vazhdimin e ngushtë të punës me kryeministrin Edi Rama.

Teksa përgëzon opozitën për fushatën e fortë, Price thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracimë.

“Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan Price.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *