Këngëtari Ermal Meta ka ndarë dje me ndjekësit lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut special në jetën e tij, mësueses së fillores.

Meta ndau në llogarinë e tij në Instagram një foto të vjetër nga shkolla, në të cilën shihet edhe mësuesja, Margarita Feka, e cila ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.

“Mësuese Margarita nuk është më. Unë i premtova vetes që do ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë.Doja ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që shihja sa herë që hyja në klasë dhe duke mos pasur mundësi ta bëj më këtë gjë, më lëndon.Mirupafshim mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia,”- shkroi këngëtari.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here