Edi Rama reagoi pas publikimit të “non paper” që flasin për ndryshime kufijsh në Ballkan.

Në postimin e tij në Twitter, Rama ka përmendur gazetën austriake ‘derStandardat’, për të cilën thotë se po përhap lajme të rreme.

“Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartën” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim të kufijve etnikë midis Serbisë & Kosovës”, thekson Rama.

Kujtojmë që në një shkrim të datës 27 prill, gazeta austriake shkruan se “Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha mediave në Shqipëri se ai e kishte parë non-paper dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Këtë deklarim të gazetës austriake Rama e ka përgënjeshtruar me reagimin e bërë sot në rrjetet sociale.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter:

@derStandardat @webstandardat

Çfarë zhgënjimi të shohësh një gazetë me kaq reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme!

Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim të kufijve etnikë midis Serbisë & Kosovës! # Turpëruese.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here