Prej 12 ditësh 72-vjeçarja Tefta Shabanaj po pret qe te gjeje djalin e saj.

Pasditen e 21 prillit ajo së bashku me të birin, Arjanin, dolën nga shtëpia për të ndjekur një miting politik të organizuar nga Partia Demokratike dhe prej aty nuk e pa më. Ajo e telefonoi, por pas disa zilesh, telefonata u mbyll.


E moshuara shkoi edhe në polici, por as uniformat blu s’kanë asnjë pistë për zhdukjen e 50-vjeçarit. I divorcuar prej më shumë se 20 vitesh, me profesion kuzhinier, 50-vjeçari njihej si një njeri i qetë dhe pa konflikte. Ai u largua më 21 prill me 300 lekë në xhep dhe veshur me tuta.


Dëshmitarët i kanë thënë se ai u largua nga Selenica drejt Vlorës me një makinë. Kush e mori 50-vjeçarin dhe e zhduku pa gjurmë?

Rrëfimi në emisionin “Me Zemër të Hapur”:

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi në 21 prill?


E ëma: Na thanë se do vinte zoti Lulzim Basha. E pritëm që në mëngjes, por edhi në darkë. Hëngrëm bukë dhe djali u vesh si dhëndër. I thashë u bëre si ministër dhe u ndërrua. U vesh me tuta të grisura dhe doli. Më mori 3 mijë lekë të vjetra. Më tha më vjen zor të dal pa lek. Shkuam me gjitonët në miting. Kishte dalë 300 metra para Lulzim Bashës, i kishte thënë jam shef kuzhine dhe djalë i një ish të përndjekuri. Pasi mbaroi mitingu, unë me njerëz të fshatit erdha në shtëpi, por djali nuk erdhi. Rashë të flija dhe e telefonova djalin. Telefoni nuk u hap. Aty u shqetësova. Dola ta kërkoja. Pashë të njohur dhe një polic dhe e pyeta për djalin. U thashë njoftoni policinë të kontrollojnë makinat. Ata e morën me shaka se më thanë nuk humb buri 50 vjeç.


Më thanë të njohurit e morën në makinë. Kur u mbushën 24 orë, shkova bëra denoncim. Djali tjetër me tha mos ki merak se mbase e ndjek Lulzim Bashën edhe në mitingun tjetër, por unë nuk besova.

Kam ditë që pres të vijë, po nuk erdhi. Më mori policia në telefon a të erdhi djali. U thashë unë pres nga ju të më thoni. Një nga policët më tha s’ke turp që kërkon djalin, se atë se prek as miza e dheut, se është njeri i dashur dhe i mirë.


Evis Ahmeti: Çfarë dyshoni ju si nënë?

E ëma: Kush është makina që e mori? Kush ishin ata që e morën? Këto dyshime kam. Kam shpresë mos e ka marrë ndonjë kosovar ose maqedonas për punë.

Evis Ahmeti: Çfarë ka bërë Arjani 6 muajt e fundit?


E ëma: Para 6 muajsh i erdhi një fletë nga Gjermania për të punuar. I thanë do i prisnin biletën dhe do e merrnin. Mori 2 mijë euro dhe iku në Gjermani në një lokal turk. i tha do punosh 12 orë në ditë dhe do paguhesh 1 mijë euro. Djali nuk ra dakord dhe u kthye. Pati oferta edhe në Itali.

Evis Ahmeti: Pse e përjashton mundësinë që ai mund të ketë nisur pune?

E ëma: E përjashtoj, sepse s’ka asnjë dokument me vete.


Evis Ahmeti: E ke parë të shqetësuar?


E ëma: Këndonte gjithë ditën. Nuk ishte i mërzitur. As është grindur, as është zënë me njeri. Kohët e fundit bashkëjetoi me një zonjë, por ajo u sëmur nga virusi dhe u ndanë me mirëkuptim.

Evis Ahmeti: Prej sa kohësh është shkëputur nga kjo marrëdhënie?


E ëma: Ka 2 ose 3 muaj. E telefonova dhe më tha Arjani ka 1 muaj që nuk më telefonon. Kam shkuar edhe në spitale, por më kanë thënë nuk ka Arjan Shabani.

Evis Ahmeti: Është larguar më parë?

E ëma: Jo, asnjëherë pa adresë. Mund të mos më telefononte disa ditë, por unë e dija ku ishte./BW

🥰 QUATTRO BEACH SPA & RESORT 5*
🌴585€ ⛱Super Oferte per rezervime deri ne 5 Maj
🎈Nisja 28 Maj / 7 Dite
🎀Të Përfshira në…

Posted by Fly Travel Albania on Monday, May 3, 2021

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here