Zbardhen detaje të reja në lidhje me atë që i ndodhi Ylli Kacolit, i cili publikoi një video për shitblerje votash. Sipas të dhënave, 4 agresoret i kanë kërkuar 38- vjeçarit që të përgënjeshtronte, dëshminë e dhënë nga Gëzim Paplekaj, me pretendimin se ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë çfarë ka thënë, ku deklaronte se i janë dhënë 20 mijë lekë të reja për të votuar Partinë Socialiste.


Por, kjo nuk është pranuar nga personi që ka publikuar videon dhe në këtë kushte 4 pjesëtarët e fisit Paplekaj e kanë kanosur me jetë, dhunuar e dëmtuar automjetin shtetasit Ylli Kacoli.


Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë në Polici 45-vjeçari Gëzim Paplekaj, mësohet të ketë mohuar se ka marrë para për vota dhe se deklarimet i ka bërë nën efektin e alkoolit, duke mos qenë i vetëdijshëm.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here