“Dorëheqjet” një pas një nga postet e rëndësishme, kush po i largon drejtorët socialistë në Shkodër?! –

Drejtori i tatimeve të Shkodres ishte kurbani i radhës i dorëheqjeve që kanë nisur në seri në radhët e socialisteve. Arsyet si gjithmonë mbeten mister, por ai nuk ka arritur ta mbajë më shumë se 3 muaj detyrën, duke vendosur largimin prej këtij pozicioni ku u emerua ndërsa kishte garuar në platformën ‘Deputeti që duam” gjatë fushatës elektorale.

Prej kësaj të premte ai nuk do të jetë më në këtë detyrë, ndërsa nga Tirana nuk vonoi emerimi i zëvendësuesit, Sidrit Istrefi i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.

Largimi i Hasanaj është i mbushur me mister pasi nuk dihet nëse ka të bëjë me ndonjë përplasje të fortë me titullarët e lartë në kryeqytet apo presione për shkak të detyrës, ndërsa rokadat e vazhdueshme kanë krijuar luhatje në institucione, duke mos arritur që puna të ketë rezultate. Kujtojmë që pak ditë më parë u dorëhoq edhe kryeregjistruesi i Kadastrës në Shkodër Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Flladi Dano nga Fieri.

Vala e ndryshimeve në Shkoder po mbushet me shumë dritëhije, ndërsa në masë drejtuesit japin dorëheqje, duke mos pritur shkarkimin nga ana e partisë socialiste e cila ka lajmëruar një valë ndryshimesh në shtator, duke ju besuar postet kyçe të rinjve.

Burime për shkodranews thonë se dorë në këto emerime të reja kanë deputetët e zgjedhur në 25 prill që kanë nisur të filtrojnë të punësuarit në të gjitha institucionet, duke larguar ata që ishin të pozicionuar si njerëz pranë ish deputeteëe. /ShkodraNews

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *