Berat Buzhala shprehet se pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, drejtimin e PD duhet ta marrë Armand Shkullaku, ose Agron Shehaj.

Përmes një postim në facebook Buzhala shprehet se pas tetë vitesh dështimi për t’i rikthyer opozitën në pushtet Lulzim Basha duhet të largohet.

“Sa i perket opozites ne Shqiperi:

Pas tete vitesh deshtimi per t’i rikthyer ne pushtet Lulezim Basha do te duhej me u largu prej kreut te Partise Demokratike. Nuk ka kuptim qe ai te vazhdoje edhe me tutje. Paramendojeni me humbe prape pas kater vitesh? Kjo do te ishte pastaj qesharake.

Ne krye te partise duhet te vije dikush, mbi te cilin nuk ka dyshime qe i ka lidhjet e njejta ekonomike me ato qe i ka Rama. Dikush qe nuk intimidohet prej Rames ne asnje rrafsh. Dikush qe pervec veriut e shtrine influencen edhe ne Shqiperine e mesme dhe ne Shqiperine e jugut.

Ne mendjen time jane dy persona qe kishin mujte me i realizu keto objektiva: Agron Shehu dhe Armand Shkullaku. Secili prej tyre dyve do te kishte qene nje zgjidhje perfekte per PD’ne.”- shkruan Buzhala.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here