Finalja e Europianit mes Anglisë dhe Italisë, do të jetë e ndeshja e fundit që gazetari sportiv Dritan Shakohoxha do të komentojë. Ky vendim u konfirmua nga vetë Shakohoxha teksa po komentonte gjysmëfinalen e luajtur në Wembli mes Anglisë dhe Danimarkës.

“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të dielës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër”-u shpreh komentatori.

Shakohoxha pas një kariere të gjatë në komentimin e ndeshjeve në Digitalb, këtë vit kaloi në RTSH duke komentuar sfidat e “Euro2020” ku dhe duket ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga ky profesion.

Por, pse e mori këtë vendim tani? Sipas “Lapsi.al” ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa ende nuk dihet se cilët do të jenë sfidatët e tij. Aktualisht posti mbahet nga Armand Duka, por ende nuk ka kandidatura të tjera për kreun e FSHF-së, zgjedhjet për të cilin do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here