Dueti që i mungonte kësaj vere, Arilena Ara dhe Noizy publikojnë “Murderer”





Ashtu siç lajmëruan dhe konfirmuan dy ditë më parë, Arilena Ara dhe Noizy kishin rezervuar për këtë verë një super duet. Artistët kanë publikuar sot videoklipin e “Murderer”, një këngë që është pritur mirë nga publiku që në minutat e para të lançimit. Pjesë e klipit nuk është vetëm reperi e këngëtarja, por edhe disa aktorë të tjerë rreth të cilëve “rrotullohet” ngjarja. Kënga flet për një lidhje toksike, ku partneri është “vrasës” i zemrës së vajzës e pavarësisht kësaj, ajo vazhdon ta dojë.

Bashkëpunimi i dyshes është pjesë e albumit të parë muzikor të Arilena Arës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj dhe projekti është publikuar në kanalin e saj në Youtube. Albumi mban titullin “POP ART” dhe do të publikohet së shpejti. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *