Categories: Uncategorized

Duhej shembur, pas 12 shpërthimeve mbetet ende në këmbë pallati 13-katësh

Me disa orë vonesë u krye pjesërisht shembja e pallatit 13- katësh në qytetin e Durrësit, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Forcat e IKMT dhe ato xheniere të Ushtrisë kanë kryer 12 shpërthime me diferencë 5 sekonda njëra nga tjetra, duke rrëzuar muret e brendshme të godinës. Ndërkohë, mësohet se rrëzimi total do të kryhet në një moment të dytë.

Operacioni paraqiste rrezik sepse ndodhej në një zonë tejet të populluar, ku rrezikonin nga pasojat e shembjes të paktën 7 banesa përreth.

Bëhet fjalë për një godinë të re, rreth 6-vjeçare, e cila kishte pësuar një anim rreth 20 centimetra qysh në tërmetin e shtatorit të kaluar, dhe më pas situata u përkeqësua me tërmetin e nëntorit.

/RDA News

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago