Ndërsa duhej të ishte në Kuvend për të ngritur zërin dhe mbrojtur interesat e qytetarëve, deputeti i opozitës parlamentare Nimet Musai, duket se ka zgjedhur të bëjë disa foto interesante, nën një pemë së cilës i kish mbetur ende pak dëborë.

Musai shihet shumë i lumtur teksa bëhet njësh me natyrën duke e ‘strukur kokën’ në degët e pemëve të mbuluara nga dëbora.

Deputeti ka nxituar që të bëjë fotot e veçanta në dëborë përpara se dielli i shndritshëm i ditës së sotme ta shkrijë atë çka ka mbetur nga bardhësia e të shtunës mbrëma.

Kënaqësisë së dëborës duket se nuk i ka shpëtuar i madh e i vogël në kryeqytet, ashtu sikurse edhe deputeti Musai, i cili tashmë ka edhe një kujtim më të bukur nga selia e Parlamentit ku hyri aksidentalisht.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here