28 vjeçarja Lee MacMillan, e cila u bë e njohur falë udhëtimeve nëpër botë me rulonë e saj, është gjendur e vd ekur së fundmi.

Ajo i ka dhënë fund jetës së saj si pasojë e dep resionit dhe problemeve me shëndetin mendor. E reja vd iq të premten në Kaliforni, SHBA.

Këtë lajm të hidhur e konfirmoi nëna e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Familja e 28 vjeçares ka bërë të ditur se blogerja prej disa kohësh vu dante nga dep resioni.

Pavarësisht se kishte kërkuar ndihmë nga profesionistë, ajo nuk arriti dot ta mposhte këtë problem. “Pasi kaloi një jetë të jashtëzakonshme dhe bëri një betejë të guximshme me depresionin, zemrat tona janë copëtuar për të ndarë lajmin që Lee i mori jetën vetes të premten.

Ajo ishte drita më e ndritshme, një forcë magnetike e natyrës dhe ishte e dashur nga kaq shumë. Nëse ne mund të bëjmë një gjë për Lee tani, në mes të kësaj humbjeje shpirtërore, është për të përhapur mesazhin se shëndeti mendor është po aq real sa shëndeti fizik dhe se sëmundja mund të godasë këdo, pa marrë parasysh sa nuk ka gjasa të duket.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here