Duket si fundi i botës/ Në këtë vend bora ka mbuluar cdo gjë: Lajmërohen njerëzit, mos dilni jashtë se..

0
13





Moska e ka parë veten e mbuluar nga 60 cm borë ditën e sotme, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha në transport dhe ka shtyrë fluturimet, ndërkohë që qytetarët e kanë pasur pothuajse të pamundur të lëvizin në këmbë.

Bora në kryeqytetin rus ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe pritet të pushojë sot. Qytetarët janë paralajmëruar që të mos qëndrojnë pranë pemëve dhe të bëjnë kujdes nga era e fortë.

Ndërkohë, temperaturat në Moskë kanë rënë deri në -15 gradë Celcius. Përpara se të niste bora, Evgeny Tishkovets, nga shërbimi meteorologjik, tha: “Na pret një stuhi bore, një apo kalips bore. Jemi në al arm”.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here