Dy Ilirët e ‘Dancing’ bëhen bashkë në Tiranë




Ilir Shaqiri dhe Ilir Abdyli, artistë të njohur prej shumë vitesh janë ribashkuar në Tiranë aty ku nisi çdo gjë dhe festuan me birrë në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit. Me siguri disa nga ju e mbajnë mend, kur 30 vite më parë, dy Ilirët e kërcimit ishin figurat kryesore të spektaklit të vetëm, në të vetmin televizon të asaj kohe. Në “12 vallëzime pa një të shtunë”,  ata fituan zemrat e të gjithëve dhe sot janë bërë bashkë pas 30 vitesh. Frymëzuar nga po ky spektakël ata zgjodhën të bëjnë dhe komentin më të veçantë në foton e psotuar, ky fjala vallëzim u zëvendësua nga ‘birrat’. Prej asaj kohe, të dy kanë pasur eksperienca televizive në Shqipëri, përkatësisht në ‘Dancing with the stars’ dhe në ‘Dance with me’ me Vera Grabockën. Ilir Shaqiri jeton prej vitesh në Itali ku është bërë i njohur nga programet e Maria De Filipit, ndërsa Ilir Abdyli jeton në Las Vegas, ku punon në një kompani shumë të njohur kërcimtarësh.

Sa bukur të shikosh si ruhen miqasi kaq të gjata në kohë dhe plot emocion e ndjesi pozitive./revistawho.com



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *