Dy shqiptarët komandojnë gjithë ushtrinë greke dhe hedhin videon online, plas sherri në parlament:

0
19




pas publikimit te videos nga dy shqiptaret qe kryejne ushtrine ne Greqi, ku njeri prej tyre jepte urdhra per te gjithe te tjeret, ne parlamentin grek ka nisur sot debati i forte.

Mediat raportojnë kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke”, Kyriakos Velopoulos e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos nnëse është kryer një një hetim i brendshëm për videon në fjalë.

Panagiotopulos u shpreh se organet zyrtare kompetente për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për  “veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës  edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për të cilat u konstatua ekzistenca e përgjegjësive indirekte dhe direkte.”

“Hetimi i brendshëm administrativ për këtë rast specifik, është kryer dhe ka përfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj  në mediat sociale,” ka deklaruar theksuar Ministri grek i Mbrojtjes.

Videoja ka qarkulluar në mediat sociale më 15 janar me titullin “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë” dhe reagimet që pasuan ishin të shumta.

Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë nisi një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

 

 





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here