Skenaristi Bashkim Zahaj ka reaguar pak më parë për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të artistit të merituar, Guljelm Radoja.

“Ja pra……. nje lajm i hidhur nga djali i Guljemit ma beri zemren cope.  Nuk ishte e thene. Nuk ishte e mundur te shpetohej Guljemi. Dyshimi se shoqerise tone nuk po i duhet arti i arkivit dhe jo pastaj ai per se gjalli……lum kush e njohu aktorin e dashur Durrsak”, tha ai.

Zahaj ishte i pari që teksa zbuloi se aktori ishte infektuar me COVID, i bëri thirrje shtetit që ta dërgonte jashtë vendit për të marrë një shërbim më të specializuar.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, shkruante ai.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here