E akuzojnë për operacione plastike, këngëtarja shqiptare reagon e revoltuar





Linda Halimi u bë kryefjala e mediave rozë pak kohë më parë me transformimin e saj të pabesueshëm. Me shumë palestër, këngëtarja 27-vjeçare arriti në një super formë trupore për t’u pasur zili duke humbur shumë kilogramë. Sëfundmi portalet kanë nisur të shkruajnë sërish për fituesen e edicionit të 6-të të “Top Fest” dhe e kanë akuzuar atë për operacione plastike, më konkretisht në hundë dhe buzë. Një lajm i tillë i ka rënë në sy edhe Lindës e cila e ka ndarë në InstaStory dhe ka reaguar e revoltuar duke mohuar ndërhyrjet estetike. “Hunda e bërë? Hahaha! Kurrë në jetë operacion plastik s’kam bërë, lip fillers nuk konsiderohet operacion plastik budalla!”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Lindita Halimi, e cila prej vitesh jeton në SHBA me familjen e re që ka krijuar me reperin amerikan, Big D, mori pjesë këtë vit te Kënga Magjike pas gati 10 vitesh mungesë me këngën “Pa t’pa”. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *