E bënë shosh me plumba para syve të mamasë, del foto, ja kush është viktima e atentatit, si e kuptoi se do e vrisnin? La makinën ndezur dhe…

Ka dalë foto e 35-vjeçarit Shkëlzen Velaj që u ekzekutuar mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnmikovi para derës së shtëpisë, teksa thërriste për ndihmë mamanë, që t’i hapte derën me shpejtësi dhe të mund t’u shpëtonte plumbave që u derdhën mbi trupin e tij.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji” në Vlorë. 42-vjeçari ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit. Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij, duke e vrarë. Ndërkohë, autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip ‘BMË’ pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Policia, pasi mbërriti në vendin e ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Kujtojmë se 42-vjeçari kishte humbur vëllain, Ardi Velaj, në masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur më 7 prill të 2015-ës. Mësohet se varrimi i 42-vjeçarit do të bëhet ditën e sotme në orën 17:00.

This slideshow requires JavaScript.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *