E bujshme, arrestohet futbollisti i Premierligës, dyshohet se… –

Një futbollist i Premierligës është arrestuar nën dyshimin se e ka abuzuar seksualisht një fëmijë. Futbollisti 31-vjeçar u arrestua të premten por është liruar me kusht, derisa policia britanike po e heton rastin, sipas mediave lokale.

Klubi i lojtarit, Evertoni, ka konfirmuar se ai është pezulluar në pritje të hetimit policor. Në një komunikatë të lëshuar në uebsajtin e klubit, Evertoni njoftoi: “Evertoni konfirmon se e ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë, në pritje të hetimit policor”.

“Klubi do të vazhdojë t’i përkrahë autoritetet në hetimin e tyre dhe nuk do të bëjë më deklaratë për media në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Evertonit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *