Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të intereuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qëndror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve.

Sipas këtij vendimi,

a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm; c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe kri.mit të Organizuar;

ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit; d) Byroja Kombëtare e Hetimit; dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;

kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre.

Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qëndror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.

Tashmë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe kri.mit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) e kanë më të lehtë të hetojnë rreth zyrtarëve të lartë që ngrenë pasuri të mëdha në kurriz të popullit.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:

1 2




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here