Pedagogu i njohur, njëherësh aktivisti Erion Goci ka publikuar një video në rrjetin social Facebook që sipas tij e çon Kryebashkiakun Erion Veliaj me një këmbë në qeli.

Sipas Gocit, 3 janë implikimet urgjente:  Kryebashkiaku të shkojnë në Prokurori; T’i merret nga administrimi i Bashkisë uji i pijshëm për t’ia dhënë në administrim Emergjencave Civile; ngritja e një Komiteti për të reformuar Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Statusi i Gocit:

Kjo eshte videoja qe Erion Veliajn, me detyre zyrtare Kryetar i Bashkise Tirane, e çon me nje kembe ne qeli. Me date 15 Shtator 2019 ai ka garantuar me gojen e vet qe uji i klorifikuar ne Tirane, eshte i pijshem, nderkohe qe Gjykata Administrative ka vendosur qe nuk ka asnje rekuizite institucionale per ta quajtur te tille..

Tre jane implikimet urgjente :

Kryetari i Bashkise, bashke me administratoret me te larte te UKT, shkojne me urgjence ne Prokurori

Keshilli i Ministrave me nje vendim te posaçem, apo me ndonje Akt Normativ, ia merr nga administrimi Bashkise ujin e pijshem, per t’ia dhene perkohesisht ne administrim Emergjencave Civile.

Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve, futen ne nje audit te rrepte dhe ngrihet nje komitet i posaçem per ta reformuar totalisht..

Çdo para qe paguani per ujin ne keto kushte eshte thjesht vjedhje, nese refuzoni ta paguani mund te merrni gjoba dhe t’ju nderpritet, po duhet te dini qe nese e çoni ne Gjykate, nuk ka Gjykates ne rruzull mos t’ju jape te drejte per refuzimin qe keni bere..

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here