E dini çfarë do t’i ndodhë Ramës në Itali po të veshë çitjane?

0
97

This post has already been read 89 times!

Veshja e kryeministrit Edi Rama nje dite me pare ne Fier, me citjane e xhakete ka ngjallur shume reagime negative ne opinionin publik. Nje nga keta persona eshte edhe ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj i cili ne nje video ne FB, ka kërkuar reagimin e qytetarëve ndaj një kryeministri që po shkel çdo norme njerëzore.

“Burgjet e Shqipërisë janë të mbipopulluar dhe Rama paralajmëron se do të fusë në burg qytetarët për ujin. Për dritat futi në burg burrat, ndërsa duket se paska vendosur që për ujin të fusë në burg gratë, pasi të njëjtat familje do të jenë ata që nuk kanë paguar faturat e ujit”, komenton Ndocaj në videon e tij.

Sipas ish-deputetit socialist, me kapacitetet e ujit që ka Shqipëria, uji duhej të ishte falas, sikundër edhe në rastin e dritave, pasi HEC-et nuk i ndërtoi Edi Rama, por 3 milionë shqiptarë që punuan me kazma e lopata.

Sipas tij, nëse një njeri në Milano do e shikonin të veshur me ato rroba që vishet Edi Rama, do e rrethonin forcat e policisë dhe do e çonin në spitalin e të marrëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here