Kjo nuk është hera e parë qe basketbollisti i ‘NBA’, Tristan Thompson, njëherazi dhe partneri historik i Khloe Kardashian të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë edhe pasi e tradhëton atë për herë e herë të tëra.

Vetëm pak ditë më parë u zbulua se Thompson kishte kaluar një natë me disa vajza të tjera, ndërsa sot ka nxituar të lërë një koment në llogarinë e mamasë së vajzës së tij.

Khloe ka publikuar një foto më vajzën, True, duke falenderuar 158 milionë ndjekësit në ‘Instagram’.

“158 milionë. Faleminderit, ju duam. Me dashuri nga më e mira ime dhe unë”, ka shkruar 36-vjeçarja krah fotos. Sakaq Tristan ka komentuar dy emoji zemrash.

Përgjigje nuk mori nga Khloe, por fundja kjo nuk është hera e parë. Pas çdo tradhtie duhen ca komente në ‘Instagram’ deri në ribashkimin e radhës mes basketbollistit dhe miliarderes./revistawho.com



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here