E frikshme! Publikohen fotot e shenjave të çuditshme që kishte në trup 23-vjeçarja, një e kishte në kurriz që s’mund ta vizatonte vetë

Rrethohet edhe më shumë me mister humbja e 23-vjeçares Evgjeni Baxho nga Delvina, trupi i së cilës u gjet i pajetë në shtëpi nga pronarja e apartamentit ku ajo jetonte me qira.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Top Channel, ajo ka të vizatuara në trup disa shenja apo simbole të çuditshme, të vizatuara me lapustil të kuq.

Një nga simbolet e shkruar në kurrizin e 23 vjeçares ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në pjesën e parme të trupit të saj ka të vizatuar një tjetër simbol.

Misteri mbetet te vizatimi në kurriz, pasi ajo nuk mund ta bënte vetë atë, dhe dikush tjetër mund të ketë qenë me të. Hetimet vijojnë. Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e humbjes së jetës.

Pak ditë para se të ndërronte jetë, Baxho ishte edhe e infektuar me Covid-19. Baxho ishte rritur në Delvinë ku jetonte me gjyshërit. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh.

Daja i saj ka hequr dyshimet se 23-vjeçarja ishte pjesë e ndonjë grupi fetar. Ai është shprehur se Baxho nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami, kështu që nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *