E frikshme në Krujë! Katër persona të maskuar dhe të armatosur rrahin barbarisht të riun në mes të lokalit

0
324




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në një lokal në Krujë. Në një video të publikuar nga Syri.Tv shihen katër persona të maskuar dhe të armatosur që futen në lokal dhe ushtrojnë dhunë ndaj një të riu. Gjithashtu ata kërcënojnë edhe personat e tjerë që ndodhen brenda lokalit, ndërsa të riun e shtrijnë përtokë dhe e godasin fort me shkop. Pasi e rrahin barbarisht, agresorët vendosin të largohen. I riu është dërguar në spital për të marrë mjekim nga plagët e shkaktuara. Ndërkohë për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia e Krujës.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here