Aeroporti i Rinasit është bllokuar totalisht, pasi Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë.

Puna është pezulluar në Rinas dhe pritet të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.




Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

Të gjithë punonjësit kanë lënë punën e tyre, pasi janë në grevë në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre.

‘DUE TO LACK OF ATC STAFFING, ALL FLIGHTS TO/FROM TIRANA AIRPORT ARE PROHIBITED’, thuhet në njoftimin e shpërndarë për kompanitë e fluturimeve.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here