Një 24-vjeçare ka humbur jetën nga Covidi, vetëm pak ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën.



Mjekët në spitalin QKUK-së në Kosovë bëjnë me dije se 24 vjeçarja ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe kjo ka bërë që mjekët ta operojnë dhe të sjellin në jetë foshnjën e saj.







Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili njofton se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.



“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili.



Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

.






Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here