E ka urdhëruar Rama arrestimin e tij? Sh.okon mjeku i njohur, prangat iu vunë në…

0
22










Mjeku Edvin Prifti pak para se të arrestohej në sallën e gjyqit, në një intervistë për “News 24” komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama per te.

“Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Në rast se nuk ka qenë në dijeni, por thjesht është lapsus, gjë që do dëshiroja ta besoja, pasi mendoj se mund të ketë qenë lapsus, në të kundërt mund të ketë një urdhër që ai iu ka dhënë prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare. Nuk di ta them nëse është presion, urdhër apo lapsus, por kjo gjë do të vërtetohet tani, sapo të hyj në gjykatë. Unë jam Edvin Prfiti, jam këtu, pas një kontributi të jashtëzakonshëm në shëndetësinë shqiptare, që në vitin 2006, sepse e gjeta vendin me dy chartera që mbusheshin për të shkuar në Turqi për operacion. Sigurisht që unë kam mbajtur qëndrimet e mia dhe do t’i mbajë. Unë kam qenë ai që denoncova Covid-19, teksa njerëzit flisnin për një grip të thjeshtë. Kam qenë ai që kam qenë në mbrojtje të studentëve, kam dhënë kontributet e mia për një reformë në shëndetësi”, u shpreh mjeku.

Kryeministri Edi Rama duke komentuar operacionin e SPAK tha: “Bashkë me gjykatësen u arrestua një mjek, Shef Pavioni që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë. Faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Për të thënë shikojeni, nuk jam unë që mund ta provoj, por shikojeni”.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here