“E kam dashur njësoj si të tjerat”/ Bora Zemani ka një mesazh pas deklaratës së Donald Veshaj





Pak kohë më parë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj u kthyen në kryefjalën e mediave rozë pas ndarjes së tyre. Fillimisht kjo gjë u vu re në rrjetet e tyre sociale, kur dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë fotografitë që kishin bashkë. Më pas, u raportua se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia, por asnjëri prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur realisht. Në emisionin e fundit “Binjakët”, ka qenë Donaldi ai i cili ka folur më konkretisht për marrëdhënien me moderatoren e “Për’puthen”.

I pyetur nga vëllai Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora, ai bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

Pas kësaj deklarate të Donaldit, ka ardhur edhe reagimi i ftohtë i Bora Zemanit. Teksa ka publikuar një foto në Instagram në backstage-t e Top Channel, prezantuesja bukuroshe ka përcjellë një mesazh.

“Heshtja është më e mirë se gjepurat”, shkruan ajo, duke lënë të nënkuptohej se deklaratat e ish-partnerit të saj të para pak ditëve ishin të pavërteta. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *