E marrim përsipër vetëm nëse është rezident, ka prona këtu ose… –

Juristët francezë shpjegojnë për top channel se në cilat kushte Sali Berisha ish kryeministër i Shqipërisë mund të bëjë padinë kundër sekretarit të shtetit Antoni Blinken.

Maître Claude Benjamin Mizrahi, avokat francez dhe që punon vazhdimisht me gjykatën korreksionale të Parisit shpjegon për Top Channel se cilat janë këto raste.

Maître Claude Benjamin Mizrahi: Jam pyetur sot për një padi që është bërë nga Zoti Berisha, ish president dhe kryeministër i Shqipërisë kundrejt sekretarit amerikan në kushtet kur ky i fundit e ka deklaruar z Berisha dhe familjen e tij person “non -grata” në SHBA si pasojë e ngjarjeve të ndodhura vite më parë. Ajo që kuptoj tjetër është se padia është ngritur për shpifje, ç’ka më duket logjike pas informacioneve që kam marrë.

Por theksoj se gjithë çfarë po them është hipotetike pasi nuk e kam dosjen në zotërim. Në këto rrethana, më pyesin për arsyen dhe faktin pse padia është bërë në Gjykatën korreksionale të Parisit. Shpjegimet e para qe mund të jap janë: ose zoti Berisha është rezident francez apo ka një rezidencë franceze që do i lejonte të kërkonte mbrojtjen e juridiksioneve franceze ose, dhe ajo që më duket më logjike në kushtet që jemi, është se në këtë rast, deklarata e sekretarit amerikan është bërë në rrjetet sociale dhe mjafton që informacioni të merret apo që zoti Berisha të jetë njoftuar për lajmin brenda territorit francez gjë që mund te provohet dhe kjo mjafton për të mbështetur kompetencën e Gjykatës korreksionale të Parisit.

Këto elemente do i lejonin krejt ligjërisht zotit Berisha të padiste sekretarin amerikan pranë gjykatave franceze. Sigurisht, duke mbajtur gjithë rezervat e nevojshme pasi dosja nuk është në zotërimin tim. Nga deklarimet e ish kryeministrit Berisha për pronat e tij, ai nuk rezulton të ketë deklaruar se është pronar i ndonjë shtëpie në Francë ose Paris. Nuk rezulton që Berisha të ketë nënshtetësi franceze, apo që lajmin se shpalljes të padëshiruar ta ketë marrë duke qenë në Francë.

Marrë nga Top Channel

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *