Categories: Uncategorized

E mbajti armen te shpetonte shokun ? Ja cili eshte milioneri i hoteleve qe shoqeronte Fjolla Morinen ne Tirane

Mesnatën e 19 shtatorit 2020, tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në flagrancë 34-vjeçaren Fjolla Morina. Këngëtares i është kapur “mat” nga policia kufitare një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruan, në xhepin e pasmë të sediljes. Pas këtij konstatimi i gjithë mjeti i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak. Më pas policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende të paligjshme në automjet.

Por një pistoletë e vetme dhe 23 fishekët lu ftarakë, shërbyen që të arr estohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Fisnik Syla është biznesmen dhe pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës dhe president i “F.C.Gera-Waasland”, ndërsa Fitim Muji ishte shoferi personal i Fjolla Morinës. Ndaj tre të arr estuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arr est në b urg që do kërkojë prokuroria. Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit Fjolla dëshmon:

Pyetje: Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fi shekët në xhepin e sidiljes së makinës?

Përgjigje: Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vehte dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pi stoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pi stoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s’është e imja?

Përgjigje: Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më.

Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?

Përgjigje: Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.

Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Atë kanë deklaruar në polici:

Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj.
Pavarësisht dëshmisë së dy personave shoqërues dhe rrëfimit të Fjolla Morinës, aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit po kryejnë ekspertimin e dy pi stoletave që janë gjetur në makinë, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pi stoletë çakmak. Ndërsa p istoleta me fi shekë do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

4 days ago