E ndalon policia teksa lëvizte me makinën BMW, ja çfarë i ndodhi më pas shoferit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 27 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. M.

Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *