E Pabesueshme/ Bukuroshja shkodrane mes 8 vajza me te fuqishme ne bote?, e thote ” Vogue Italia”, jo portalet shqiptare…

0
156

This post has already been read 74 times!

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara ishte disa ditë më parë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek e “Diela Shqiptare”, ku në një intervistë me Ardit Gjebrenë, rrëfeu shumë detaje nga karriera dhe jeta e saj private.

Ndërkohë dy ditë më parë doli lajmi se Arilena Ara ishte shfaqur në “Vogue Italia”, e zgjedhur mes tetë vajzave të fuqishme nga e gjithë bota. “MAXRIENY” nga stilistja Sara Wong debuton në Javën e Modës në Milano, ku do të prezantohet koleksioni i ri SS 2021.

Për këtë rast, marka kineze e veshjeve në bashkëpunim me “Vogue Italia”, kanë organizuar eventin dixhital special të titulluar “Për gratë e fuqishme”.

Sara Wong, drejtuesja kreative e shtëpisë së modës, ka ftuar 8 talente ndërkombëtare që të interpretojnë dhe të flasin, teksa mbajnë veshur krijimet e saj. 8 gratë janë zgjedhur nga e gjithë bota, përfshirë SHBA-në, Italinë e vende të tjera, dhe secila prej tyre ka atë që përfaqëson koleksioni SS 2021: Balancën, elegancën, vendosmërinë dhe janë unike.

Në videon prezantuese të eventit, për disa sekonda shfaqet dhe artistja shqiptare Arilena Ara. Fituesja e Festivalit të Këngës 2019- të është zgjedhur nga Wong dhe “Vogue Italia” për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën.

Në klipin e shkurtër Arilena përshkruan ndjesinë e veshjes që mban, si e bën të duket. Si të gjithë vajzat e tjera pjësëmarrëse, Arilena rrëfen filozofinë e “MAXRIENY”, dhe së bashku do të jenë pjesë e shfaqjes së modës që do të transmetohet në të gjithë botën në 23 shtator.

Në video po ashtu mund të dëgjoni vetë dizajneren Wong, e cila zbulon atë që e ka frymëzuar për këtë koleksion që do të përmbajë 20 veshje, kulturat dhe periudhat historike që kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe të ndërthurura në krijimet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here