Del fotoja e parë e vrasësit të 20-vjeçares Caroline Crouch brenda burgut të Koridhalosit, Babis Anagnostopulos. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, 32-vjeçari ka zgjedhur që të dalë në oborr bashkë me shokët e tjerë të qelisë.

I veshur me pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri, me duar në mes ai flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij, i ulur në një stol.

Mësohet se orët e fundit ai ka filluar të flasë më shumë me ish-të burgosurit e tjerë, më konkretisht me atë që akuzohet për trafik droge.

“Është si të jesh në shtëpi,”-ishte fraza që bartej tek emisioni Star nga burimet që kanë brenda burgut.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here