PS ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nje mesazh u është derguar deputetëve të parlamentit ku  thuhet se duhet të sigurojnë prezencën pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve.

vijon


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here