Detaje tronditëse kanë dalë sot në dritë nga aksidenti tragjik që i mori jetën 16-vjeçarit Agim Hoxha

Një banore e fshatit, e cila punonte kuzhiniere në lokalin ku Agimi punonte si kamerier deklaroi se 16-vjeçari e kishte parandier tragjedinë dhe dje i kishte treguar se kishte parë një ëndërr dhe donte të shkonte në një vend të mirë.



“Unë jam kuzhiniere tek Gjanica. Ai dje pasdite ka ardhur tek shtëpia ime, më tha mua ‘nuk jam mirë, do vemi në një vend të mirë’. I thashë tek cili vend i mirë. Më tha ‘do vemi në Drenie se unë nuk jam mirë’. ‘Kam parë ëndërr’ tha. Unë i thashë nuk e di mirë se jetoj në Fier, megjithatë di një teqe këtej që e ka ngritur xhaxhi Agroni, megjithatë do pyesim i thashë. ‘Unë nuk jam mirë’ tha, ‘unë kur kam pasur babin në burg, kam vajtur në Drenovë kam ndezur një qiri dhe babi më doli për tre ditë’ (qan). Na ka prekur shumë si kolektiv, nuk harrojmë”, tregon gruaja.



Ajo tregon se shumë vite më parë i ka vdekur dhe bashkëshorti në një aksident në të njëjtin vend, duke vijuar të lutet për shpirtin e të riut, për të cilin thotë se donin të gjithë.



“Unë sot në mëngjes e kam marrë vesh. Ndeza një qiri për shpirtin e atij çunit, për shpirtin e atij 16-vjeçari se kam fëmijë vetë, ma ka lënë burri çunin 10 muajsh. Është vrarë shpejt burri im këtu, ka 30 vjet. Aksident në makinë. Ishte fati. Prandaj erdha. E kishte ndjerë situatën djali për atë Zot, o Zot se kemi mbajtur Ramazan, ç’bëri ai djalë. Ishte djalë i shkathët, nuk e prishte njëherë gojën, të gjithë e donin në kolektiv, në punë. Të gjithë e urdhëronim ne atë, e donim shumë. I thosha do të rrisim, do të martojmë, do të bëjmë dhëndër. E puthja nga zverku se nga korona. Na është dhimbsur shumë, po qan i gjithë fshati, gjithë kolektivi. Çunat e sportit nuk hëngrën bukë sot në mëngjes, të gjithë po qanin”, tregoi gruaja.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here