Rreth 60 kilometra larg kryeqytetit dhe 50 kilometra nga qendra e Durrësit ndodhet një prej destinacioneve më të bukura turistike, Kepi i Rodonit. Ky rrip i lartë toke në formë gadishulli shtrihet në detin Adriatik dhe ofron peizazhe tërheqëse, si dhe dy monumente historike e kulturore të rëndësisë së veçantë, si Kalaja e Skënderbeut dhe Kisha e Shën Ndout.

Të dy monumentet, pjesë në kategorinë e parë të Trashëgimisë Kulturore, janë lënë në mëshirë të fatit. Dhe ndërsa dora e shtetit nuk duket, dikush tjetër po e shfrytëzon financiarisht situatën. Që në hyrje u përballëm me një tra i cili mund të kalohej vetëm kundrejt pagesës, 100 lek për mjet dhe 200 lek për vizitor.

Kisha Françeskane ka marrë në administrim të gjithë zonën dhe po e shfrytëzon edhe për qëllime turistike, duke ofruar shërbime biznesi, por duke ushtruar aktivitetin edhe tek monumentet kulturore që nuk i përkasin asaj. Për këtë nuk na u dha asnjë shpjegim, por nëse i referohesh dokumentacionit zyrtar nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Durrës, pronë e Kishës nuk rezulton të jetë e gjithë sipërfaqja dhe prapë nuk mund të hysh nëse nuk pagun. 5 € ishte pagesa qe bëri Prashant Bahtias një turist nga Dubai për të parë zonën.

Më 19 qershor, policia mësyu në këtë zonë për të penguar ndërtimet pa leje, por banorët e zonës mendojnë se ajo nuk e ka asnjëherë seriozisht.

Kalaja mbi 500-vjeçare, që gjendet në anë të detit, u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1450 – 1452, në mënyrë që të kishte një dalje më të shpejtë në Detin Adriatik në rast pushtimi nga Perandoria Osmane.

Marrë nga A2

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here