E pezulluan ne menyren me te keqe nga perputhen! Sindi flet për herë të parë pas debatit

0
20

Para pak ditësh një koment i bërë nga Juli konkurrenti më i ri emisionit ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në studio. Ai tha se Sindi ishte si vaj i Borshit, duke e vlerësuar këtë si diçka shumë të mirë, por kjo e fundit nuk e mori aspak për mirë këtë koment. Ajo filloi të debatonte, e sikur të mos mjaftonte u ngrit të godasë Mevlanin por u ndalua nga konkurrentët e tjerë dhe më pas u largua nga studioja. Produksioni i pezulloi dy konkurrentët, të cilët nuk ishin të pranishëm në puntatën e djeshme.Juli ishte i pari që reagoi në InstaStory duke shkruar:

Për mua kaq qe i gjithë diskutimi, më tha për mamanë, i thashë për vajin, qeshi, qesha. Cdo gjë tjetër qe whatever.

Pas tij, ka reaguar për herë të parë edhe Sindi, e cila ka kërkuar një ndjesë publike për Julin dhe produksionin. Ajo ka shkruar se reagimi i saj ishte i ekzagjeruar, duke pranuar kështu fajin.

Përshëndetje të gjithë! Po prisja momentin që do kthehem në studio për të pranuar faljen e Julit dhe për t’i kërkuar falje atij dhe produksionit për ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht që pasi kam parë ritransmetimin, e kam vënë re që ai nuk e ka pasur me tendencë të keqe. Mbase të qeshurat që kanë shpërthyer nga të tjerët për batutën e thënë që realisht mua më prek jo për faktin se jam e virgjër që realisht më kanë bërë të reagoj keq. Në moment e sipër çdokush do të vepronte në një mënyrë të caktuar. Eh, unë jam njeri që nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska dhe siç kam vepruar gjithmonë. Më vjen keq që një Shqiptari e tërë të më sulet mua pa ditur asgjë në lidhje me mua, me kërcënime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shumë e shumë të tjera, duke e ditur që në fund të ditës ishte thjesht një reagim i momentit në një reality show. Do të doja t’i kërkoja shumë falje edhe publikut, sepse realisht nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëj askënd të ndihet keq e për më tepër të papranuar nga unë. Ju lutem nga zemra gjithë këtë mllef ta shprehni për problemet sociale që kemi ditë pas dite dhe jo për një reagim të një 22-vjeçareje që në fund të ditës ka shumë për të mësuar nga jeta dhe është thjesht pjesë e një reality-show. Unë nesër, pasnesër do ta kem shok Julin dhe juve çfarë ju ngel? Kërcënimi që më keni bërë mua dhe familjes time. Cfarë bëni o njerëz?

VIZITONI DUBAIN VETEM ME 595 EURO PER PERSON

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here