Gocen do te ta sjell copa copa/ Zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit për konfliktin me ish-dhëndrin 7 muaj para vra.sjes

Mexhit Picari është autori i vr.asjes së ish-dhëndrit të tij 41-vjeçar, Kudret Saliaj dhe pla.gosjes së avokatit Adriatik Cama, në ngjarjen e rë.ndë që ndodhi këtë të premte në Tiranë. 53-vjeçari u vu në pr.anga nga efektivët e policisë pak kohë pas kr.imit. Ka qenë ndarja e vajzës së autorit, Dhurata Saliajt me ish-dhëndrin Kudret Saliajn që ka agravuar situatën në familje dhe që përfundoi me një vik.timë.



Historia e tyre për herë të parë është trajtuar publikisht në emisionin “Uniko”, në Klan Plus nga gazetari Spartak Koka, më 9 Nëntor të vitit të kaluar. Asokohe Picari rrëfeu një histori, ku i për.lotur shprehej se ish-dhëndri i kishte folur me fjalë banale se “pa ta prurë gocën copa-copa nuk kam me të lënë”.



“Po mirë thashë, pash Zotin mos ma go.dit gocën, ma bjer në shtëpi. Më foli një fjalë ba.nale se ‘unë pa ta prurë gocën copa-copa nuk kam me të lënë’ tha ky. Çfarë je duke fol i thashë. Çfarë do që të ketë bërë goca i thashë ma bjer mua si prind. ‘Do vij te lokali’, tha. Mirë thashë, ma bjer se isha me gjithë nusen. Kisha hall mos i binte gocës. Unë e dija që i kishte marrë leje. I kishte thënë në darkë që do shkoj në spital. Goca kishte thënë që në mëngjes që do të shkoj në spital se jam në gjendje të rëndë se i dhimbte koka. Erdhën këta kur prisja telefonatën, ky nuk u përgjigj”, rrëfeu Picari.



Mexhit Picari tregonte edhe një histori të shumë viteve më parë ku kishte kapur dhëndrin e tij duke u kon.fliktuar fiz.ikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sh.erri kishte ndodhur për konf.likte ba.nale, ku ishin të përfshira edhe disa vajza. 53-vjeçari rrëfente se në atë kohë i tregoi vajzës së tij për historinë e bashkëshortit, ndërsa ky i fundit i kishte kërkuar ndjesë.



“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur Kudretin (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gj.ak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash? Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lëre se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, shprehej ai.



Ka qenë pikërisht ndarja e vajzës me vikt.imën Kudret Saliaj që ka ag.ravuar situatën në familje. Ngjarja ka nisur në muajin Tetor 2020 ku nusja e shtëpisë, Dhurata, pretendonte se bashkëshorti i saj, Kudreti, e kishte larguar nga shtëpia e bashkëshortit dhe e kishte çuar tek shtëpia e babait duke mos i lënë asnjë mundësi për të takuar 3 fëmijët.

Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *