“Ylli” i Internetit, Caitlyn Loane ka humbur jetën kësaj jave duke u vetëvrarë, pasi ishte bërë e famshme duke dokumetuar jetën e saj të përditshme me kafshët në një fermë të Tasmanisë, në Australi.

19-vjeçarja kishte tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve të rrjetit me stilin e saj gjithmonë në veprim të jetesës në fermën e prindërve të saj, për të cilën thoshte se dëshironte të drejtonte vetë kur të rritej.

Por vajza e famshme në rrjetet sociale me më shumë se 51,000 ndjekës në TikTok me videot e saj që merrnin mesatarisht 170,000 shikime, vdiq tragjikisht kësaj jave nga vetëvrasja.

Video finale e postuar prej saj shoqërohej me një këngë ku pyetej “Sa larg do të drejtoje makinën për vajzën e ëndërrave të tua?” ndërsa në komentin e saj shkruhej: “Eja deri në Tasmani”

Loane kohët e fundit kishte folur me revistën TasËeekend për karrierën e saj dhe pjesëmarrjen në panairin e kafshëve në Tasmani.

“Në 2018 kuptova se shkolla nuk po më jepte aftësitë dhe eksperiencën për të cilën kisha nevojë, kështu që aplikova në kursin e fermerëve Sunday Creek në territoret veriore. Atje tokat janë pafund, madje përdorin helikopterë e kuaj për punët  fermës. Aty krijova eksperiencën time dhe etikën e punës, të cilat i përdor edhe këtu në shtëpi”.

Nëna e saj Richele, tha e bija e saj “ndriçonte dhomën me buzëqeshjen e saj” dhe se “nuk kishte frikë t’i bënte pis duart”.

Homazhe të shumta bëheshin nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Familjarët dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera të ngjarjes së trishtë.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here