E rëndë/ Land Rover-i me targa italiane përplaset me autobusin, humb jetën drejtuesi i mjetit





Një person ka humbur jetën si pasojë e një ngjarje të rëndë rrugore në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku u përfshi një mjet tip Land Rover dhe një autobus.

Sipas njoftimit të Policisë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Land Rover me targa italiane, drejtuesi i të cilit nuk është identifikuar ende.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka hubmur jeten drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *