Një i ri i moshës 28 vjeçare ka humbur jetën në Itali për shkak të infektimit me Covid-19.

Mediat italiane shkruajnë se 28 vjeçari Emanuele Stefano nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Ai u shtrua në spital të hënën e Pashkëve.

Djali jetonte në Matino (Leçe) me nënën e tij, e cila nga ana tjetër doli pozitive me koronavirus.

Të hënën e Pashkëve ai u shtrua në spital, në Galatina. Por për fat të keq mushkëritë e tij nuk iu përgjigjën trajtimit dhe dy javë më parë ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Leçes, ku gjendja e tij u përkeqësua më tej, duke çuar në vdekjen e tij.

Një komunitet i tërë e quan ngjarjen të pabesueshme dhe janë tronditur nga vdekja e tij: “Ne e kemi të vështirë ta besojmë – komenton kryetari i bashkisë së qytetit, Giorgio Toma – Të gjithë ishim të lidhur me Emanuele dhe na vjen keq. Nuk e meritonte një fat të tillë” .


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here